Greqia braktis refugjatët në det, masa drastike për reduktimin e azilkërkuesve

Gjatë muajve të ndalim qarkullimit për shkak të pandemisë së Covid19, qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijë refugjatë, duke i shtyrë ata drejt kufirit detar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janë braktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë të tejmbushura.

Qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijërefugjatë nga kufijtë europianë muajit e fundit, duke i shtyrë drejt kufiritdetar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janëbraktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë edhe tëtejmbushura.

Që prej marsit të paktën 1,072 azilkërkues janëbraktisur në mes të detit nga zyrtarët grekë në 31 episode të veçuara dëbimi,sipas burimeve të gazetës Nju Jork Tajms, vrojtuesve të pavarur të të drejtavetë imigrantëve dhe refugjatëve, dy akademikëve dhe Rojës Bregdetare të Turqisë.Gazeta thotë se ka intervistuar të mbijetuar si dhe ka parë materialefotografike dhe video.

Të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dëbimet janëveprimi më i drejtpërdrejtë i disa vendeve europiane për të penguar migracionine paligjshëm.

Qeveria greke mohon të ketë shkelur ligjinndërkombëtar.

“Autoritet greke nuk përfshihen në veprimtariklandestine. Greqia e ka provuar kur vjen puna për zbatimin e ligjitndërkombëtar, konventave dhe protokolleve. Këtu përfshihet edhe trajtimi irefugjatëve dhe imigrantëve,” tha zëdhënësi i qeverisë helene Stelios Petsas.

Më parë Greqia ka pasur një sjellë shumë mirëkuptuesendaj refugjatëve dhe imigrantëve, por për shkak të braktisjes nga pjesa tjetëre vendeve të BE-së, frustrimi është rritur së tepërmi, sidomos në ishujtkufitarë ku refugjatët dhe imigrantët përplasen fillimisht.

Çështja e refugjatëve është kryer edhe në një mollësherri me Turqinë. Qeveria greke shpesh herë e ka akuzuar Ankaranë për shantazhdhe nxitjen e qëllimshme të refugjatëve sirianë për të kaluar nga Turqia nëGreqi.