Tavo akuza PD dhe PS: Pakt të fshehtë në Gjirokastër kundër LSI

Vangjel Tavo, kandidat për deputet i LSI në Gjirokastër ka akuzuar sot PD dhe PS për pakte të fshehta për ndarjen e mandateve në këtë qark. Tavo tha se disponon filmime ku eksponentë të dy kaheve shprehen për eleminimin e LSI në Gjirokastër. Tavo kërkoi sqarime nga selia rozë për këtë veprime që sipas tij dëmtojnë të majtën dhe favorizojnë Berishën.“Ju bejme me dije se para pak javesh eshte bere nje takim I fshehte ne rrethin e Tepelenes, ku kane marre pjese eksponente te larte te Partise Demokratike e te Partise Socialiste ne Qarkun e Gjirokastres. Gjithashtu,vetem para pak ditesh eshte bere nje takim I dyte, me I mbyllur, me parfaqesim nga te dyja palet ne fshatin Dervician te Dropullit te Poshtem,ne nje shtepi te njohur e aristokratike. Ne te dyja keto takime eshte bisduar per eliminimin politik te Levizjes Socialiste per Integrim dhe, ndarja ne tavoline e mandateve te deputeteve per Qarkun e Gjirokastres.3 deputete per Partine Socialiste dhe 2 deputete per Partine Demokratike. LSI, bisedat e ketyre takimeve i disponon te plota, i keni ne kete C.D. dhe permbajtjen e tyre do t'a bejme publike se shpejti,pasi presim qendrimin politik te lidershipit te Partise Socialiste. Me kete rast, i bejme Thirrje Popullit te Majte ne Qarkun e Gjirokastres, qe te distancohet nga keto pazare te felliqura dhe te gjithe se bashku te punojme fort, per te fituar 4 (kater) dhe jo 3 (tre) mandate” tha Tavo.Tavo garantoi votuesit e Majte ne këtë qark se 240 komisioneret e LSI ne 240 Qendra Votimi, jane te vendosur te mbrojne me cdo cmim voten qe populli do t'I besoje Levizjes Socialiste per Integrim.“Gjithashtu,garantojme se komisioneret tane nuk do te lejojne ne asnje menyre deformimin e votes,ne favor dhe per favor te askujt.Levizja Socialiste per Integrim rithekson objektivin e saj ne Qarkun e Gjirokastres. Do te Fitoje mandatin e dyte (jo dy mandate) te Koalicionit "Aleanca per Shqiperine Evropiane" dhe do te kete me mijera vota teprice, ne menyre qe koalicioni I Majte te Fitoje kater nga pese mandate qe ka gjithsej qarku.Vetem keshtu mund te kontribuoje realisht e Majta ne Qarkun e Gjirokastres , per te bere te mundur rotacionin e pushtetit ne Shqiperi” përfundoi ai.