Nënat që përdorin marijuanë gjatë shtatzanisë, rrezikojnë të lindin fëmijë autik

Gjatë një studimi ekspertët dolën në përfundimin se përdorimii marijuanës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që  fëmija të jetë më autizëm.

"Gratë që përdorën kanabis gjatë shtatzënisë kishin 1.5herë më shumë mundësi që të lindnin një fëmijë me autizëm"- tha autori istudimit Dr. Darine El-Chaar, specialist i mjekësisë fetale të nënave dhehetues klinik në Institutin e Kërkimeve Spitalore në Otava në Kanada.

Studimet e kaluara kanë treguar që përdorimi i marijuanës gjatështatzënisë është i lidhur me peshën e ulët të fëmijës, impulsivitetin,hiperaktivitetin dhe çështje të tjera lidhur me sjelljen e foshnjës.

Gjithashtu në studim u zbulua se gratë shtatzëna që përdorinmarijuanë kanë një rrezik 2.3 herë më  tëmadh që fëmijën ta lindin të vdekur.

"Në bazë të kësaj, unë nuk jam i befasuar nga këtogjetje"- tha El-Chaar.

Studimi, i botuar ditën e hënë në revistën Nature, shqyrtoitë dhënat e çdo lloj lindje në Ontario, Kanada gjatë viteve 2007 dhe 2012, shumëkohë përpara se marijuana të legalizohej në Kanada.

Studimi nuk kapi sasinë dhe llojin e marijuanës që gratëkishin përdorur gjatë shtatzanisë. Gjithashtu ekspertët nuk e dinin sa shpesh ekishin përdorur gratë.