OBSH: Mos u frikësoni, virusi nuk përhapet nga ushqimet e paketuara

Kinanë një deklaratë të bërë, ka pohuar se janë gjetur gjurmë koronavirusi në mishine ngrirë të importuar nga Brazili dhe në paketimin e jashtëm të karkalecave tëngrira ekuadoriane

OrganizataBotërore e Shëndetit ka deklaruar të enjten se nuk kishte prova të përhapjes sëkoronavirusit nga ushqimi ose paketimi dhe u bëri thirrje njerëzve të mos kenëfrikë nga virusi që hyn në zinxhirin ushqimor.

Dyqytete të Kinës kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë tëpulave të importuara nga Brazili dhe në paketimin e jashtëm të karkalecave tëngrira ekuadoriane, duke ngritur frikën se kontaminimi i dërgesave ushqimoremund të shkaktojë një shpërthim të ri.

"Njerëzit nuk duhet të kenëfrikë nga ushqimi, ose nga paketimi i ushqimit, nga përpunimi ose shpërndarja eushqimit," tha një nga përfaqësuesit e OBSH-së, Mike Ryan, gjatë një konference nëGjenevë. "Nuk ka asnjë provë qëushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi. Dhenjerëzit duhet të ndjehen të qetë dhe të sigurt. "

Epidemiologiae OBSH-së Maria Van Kerkhove, është shprehur se Kina kishte testuar qindramijëra pako dhe "gjeti shumë, shumë pak, më pak se 10" që kishin dalëpozitive me koronavirus.

Ministriae Bujqësisë e Brazilit tha në një deklaratë se po kërkonte sqarime për këtogjetje të kinezëve. Ministri i prodhimit të Ekuadorit, Ivan Ontaneda, tha përReuters se vendi mban protokolle të rrepta dhe nuk mund të mbahet përgjegjëspër atë që ndodh me mallrat pasi të largohen nga vendi.