Shehu: Të kryhet testimi PCR 24 orësh në të katër pikat kufitare
Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka dhënë një propozim për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.
Shehu kërkon nga qeveria që të aktivizojë të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike dhe të kryejë testime direkte 24 orëshe PCR në pikat kufitare.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ky duhet të jetë propozimi ynë i parë kundrejt asaj greke.
Sipas Shehut, minimalisht duhet të kryhen 2500 teste të tjera PCR ditore falas, perveç disa mijëra serologjike.
Postimi i Shehut në Facebook
Rama i deshtuar, as gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!
Situata ne perkeqesim aty, qe ka si aresye keq mernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afat gjate e jo vetem per 24 ore!
Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet Afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pa llogaritshem ne nivelin shendetesor e izolimin e vendit, qe tashti duhet kohe per tu rikuperuar.
Sidoqofte se paku per te stabilitzuar disi ate gjendje ne kufirin me Greqine, Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence e ne mareveshje me palen greke:
-Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundeshme laboratorike, apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.
Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime se sa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e rregjimit te kalimit te qytetareve tane ne terresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.
-Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.
Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij e as gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapo arritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser.