Ministrja Xhaçka: Kakavija dhe Kapshtica do të jenë të hapura deri në orën 22:00

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka konfirmon se Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00.

Ministrja thekson se duke filluar nga nesër, do të nisë nisë kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ.

Ndërkohë, pala shqiptare po diskuton me atë greke për lejimin e kalimeve.

Pala greke mori një vendim të papritur, duke mbyllur portat në të dyja pikat kufitare.

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë