Drejtori i kufirit dhe migracionit: Po negociohet me palën greke për zgjidhjen përfundimtare
Situata në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës paraqitete rënduar për qytetarët shqiptarë të cilët duan të kalojnë në Greqi.
Drejtori i kufirit dhe migracionit Andon Marko, bën me dije se po negociohet me palën greke për gjetjen e një zgjidhje.
Ai ka thënë se do vazhdohet të negociohet me autoritetet e vendit fqinj deri sa të jepet një zgjidhje perfundimtare situatës, ashtu siç u dha zgjidhje edhe një ditë më parë në bashkëpunim me policine kufitare të Greqisë.
Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo që hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.
Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa sot nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë.
Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë
Lexoni të gjitha lajmet në lidhje me situatën e shkaktuar në Kapshticë.