Sarandë, restorantet mbeten bosh

Pandemia e koronavirusit i dha goditje të fortë sektorit të shërbimeve në zonat bregdetare. Mungesa e pushuesve në masë por dhe protokollet e forta, atje ku respektohen janë përkthyer në kosto financiare.

Kjo është pamja e zakonshme (shiko videon), e shumicës së restoranteve në Sarandë këto ditë të sezonit turistik mes pandemisë së koronavirusit.

Qytetit i mungojnë turistët në masë dhe restoranteve klientët që prisnin.

''Kishim pritur shumë gjëra, mendonim se tuzimi do shtohej po ka pasur shumë mungesë. Unë kam një eksperiencë 20-vjeçare në këtë sektor, dhe po shikoj që vit për vit turistët po mungojnë.''

Në 20 vite punë, Edield Mehmeti, shef kuzhine thotë seky është viti i parë që përballet me një situatë të tillë.

Restorantet, edhe në muajin gusht nuk punojnë asgjysmën e kapacitetit të tyre, duke bërë që mos të jutifikohen as shpenzimet.

''Punon tërë vitin dhe pret një sezon për të që të mbulosh kostot e dimtir, jo nuk janë mbuluar.''

Turizmi është një prej sektorëve më të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Në vazhdimësi, operatorët turistikë e kanë konsideruar këtë si sezonin e mbijetesës.