Greqia hap kufirin deri më 22:00, nga e hëna, kalojnë vetëm 1050 emigrantë vetem me test Covidi
Ora22 00 e mbrëmjes së të dielës është afati i fundit për mijëra shqiptarë për tëkaluar kufirin me Greqinë para hyrjes në fuqi të masave të reja kufizuese! Ngahëna, në Kakavijë e Kapshticë do të lejohen vetëm 1050 emigrantë të cilët duhettë kenë përgjigje negative për koronavirus, aplikim dhe do ti nënshtrohenkarantinës! Por në kohën kur në tokën shqiptare janë të bllokuar disa mijëraemigrantë, gjasat që drama në kufi do të vijojë!
Ky ishte reagimi i emigrantëve shqiptarëkur autoritetet greke rihapën kufirin duke lejuar lëvizjen drejt vendeve kujetojnë e punojnë deri në orën 22:00 për mijëra njerëz që prej katër ditëshishin në radhë në pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës!
Një pjesë në këmbë e të tjerë me makinavërshuan drejt sporteleve për të siguruar kalimin pa testin e detyrueshëmkundër koronavirusit.
“Nuke kishim parë kurrë këtë situatë. Nuk e dimë cilat janë arsyet.”
Nga mëngjesi i së hënës, në fuqi do tëjenë rregullat e reja, ku udhëtarët duhet të jenë të pajisur me përgjigjen etestit anti Covid, formularin e udhëtimit dhe do të duhet të karantinohen për 7 ditë.
Nga Kakavija do të lejohen të kalojnë700 persona në Kakavijë dhe vetëm 300 në Kapshticë.
Marrëveshja për kohën shtesë, u arritrreth mesditës, kur dy pikat kufitare ulën traun duke zbatuar që këtë të dielënmasat kufizuese, çka rëndoi dramën njerëzore në kufijtë e krizës humanitare nëdy pikat kufitare.
Mes tyre të moshuar e fëmijë të vegjëlqë në ikje nuk nguruan as të mohojnë Shqipërinë.
“Nukvete më në shtetin tim. Unë jam grek, nuk jam fare shqiptar.”
Mbi 8 mijë persona përllogaritet sekishin mbetur të bllokuar vetëm në Kakavijë në një radhë që shkonte në 5kilometra dhe qindra të tjerë në Kapshticë, ku puna ishte pezulluar mëngjesin esë dielës.
“Sika mundësi që për një orë kaluan 300 vetë, janë mashtrime!”
Bazuar mbi fluksin, do të jetë evështirë që ata të arrijnë të kalojnë të gjithë deri në orën 22 00, kur Greqiado të mbyllë sërish kufijtë për ti rihapur me rregullat e reja të lëvizjes.
Përballë këtij rreziku ata kërkojnë qëtesti kundër koronavirusit tu ofrohet nga autoritetet shqiptare aty në kufi,pasi radhën nuk do ta lëshojnë.
“Dopresim këtu, nuk kthehemi në shtëpi. Të bëhet këtu tamponi.”
Në këto kushte, duket se drama eemigrantëve shqiptarë në kufijtë e Greqisë do të vijojë.


Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë