Kontroll me radarë, policia ndëshkon 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara

Policia Rrugore prej dy ditësh po monitoron me dronë akset rrugore nacionale për evidentimin dhe ndëshkimin e parakalimeve të gabuara, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dronë nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe dhe nga patrullat me punonjës civilë, dje dhe paraditen e sotme, në akset “Elbasan-Peqin”, “Fier-Vlorë-Orikum”, “Fier-Tepelenë-Gjirokastër”, “Milot-Lezhë” dhe “Milot-Morinë” dhe aktualisht në “Fushë-Krujë-Milot”, janë evidentuar dhe ndëshkuar 896 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Ndërkohë, janë ndëshkuar edhe 97 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke ju pezulluar leja e drejtimit.

Disa nga masat e marra nga Policia

-Janë dërguar në OASH 8 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

-Janë arrestuar 8 drejtues mjetetsh, nga këta 4 për drejtim mjeti pa patentë dhe 4 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur.

-Janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

-356 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

-196 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

-67 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

-1432 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

https://youtu.be/GNTn7tAU7SI