Nga Pogradeci për në Tiranë me 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar u arrestua nga policia pasi ukap në Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës,15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuarkalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindurgjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.
''Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua'', informon policia.
Operacioni policor i koduar ''Perimetri'' u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
(Foto ilustruese)