Shqiptarët bllokohen në Varshavë, MEPJ: Polonia vendim të papritur, sot i kthyem me charter
Pas situatës dramatike në pikën kufitare tëKakavijës, shqiptarët tashmë janë bllokur edhe nga Polonia.
Nëpërmjet një njoftimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se ditëne sotme (15 gusht), në mënyrë të papritur Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në vendin e saj.
Për këtë arsye, personat e mbetur në bllokuar në Poloni, u rikthyen me avion charter në atdhe ditën e sotme (16 gusht).
Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës
Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.
Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.