Ecuria e vettingut: Nga 284 gjyqtarë dhe prokurorë, 105 janë shkarkuar nga detyra

Kjo javë shënoi mbylljen e seancave të vettingut në drejtës, ndërkohë që procesi futet në vitin e tretë të tij, deri më tani në filtër kanë kaluar 284 gjyqtarë dhe prokuror.

Aleks Nikolli dhe Valdete Hoxha ishin të fundit për këtë periudhë verifikuese, për tu rikthyer në fillim të shtatorit ku në pritje të procesit janë 510 gjyqtarë e prokurorë nga 794 që kishte në total drejtësia. Me ballafaqimet e deri më tanishme për kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale u shkarkuan 104 prej tyre, ndërsa 118 u deklaruan të pastër.

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerje procesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhe pse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasi atadhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i Vetting-ut në fuqi në vitin 2017. Në listëjanë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pa vendim përfundimtar dhe këtu futengjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën në pension dhe automatikisht ata janë tëlarguar nga sistemi.

Ky bilanc është i ndryshueshëm në Kolegjin e posaçëmtë apelimit që largoi edhe 12 nga ata që ishin konfirmuar në shkallën e parë,duke e çuar numrin e të shkarkuarve në 116 dhe të konfirmuarve në 106. Megjithë këto të dhëna gati tre vjet nga nisja e procesit, KPA që është fjala efundit e kontrollit të drejtësisë në vend ka shpallur vetëm 65 vendime tëformës së prerë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një mandat 5-vjeçardhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për rreth 800 prokurorëtdhe gjyqtarët. Kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatit kushtetues në filtërkanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vite kanë dhënë drejtësi.