Sfilitja e shqiptarëve në Kakavijë: Mbi 2 orë ecje në këmbë për të bërë tamponin në kufi

Situata në pikën kufitare të Kakavijës mbetet e rënduar për qytetarët shqiptarë, të cilët duan të kalojnë në Greqi.

Ditën e djeshme (15 gusht), me dhjetëra persona kanë ecur në këmbë mbi 2 orë për të arritur në kufi, ku iu është bërë tamponi në masë.

Në mbrëmje, pjesa e mbetur ka kaluar natën e katërt në automjete.

Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa sot nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë.

Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë