Gjobiten shoferët e pabindur, policia bllokon “Ferrarin”

Dhjetëra drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policiarrugore gjatë natës, ku 33 prej tyre u është hequr patenta. Ndëshkimet janëdhënë për tejkalim shpejtësie, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo përmanovra të rrezikshme në rrugë. Mes tyre policia konstatoi dhe një Ferrari dukekryer manovra në rrugë, ku u konstatua se kishte targa të një mjeti tjetër.

Policia rrugore ka pezulluar gjatë natës 33 patenta,drejtuesve të mjeteve të cilët janë konstatuar duke abuzuar me shpejtësinë, mealkoolin apo duke bërë dhe gara shpejtësie. Në segmentin rrugor Sauk-Astir dheautostradën Tiranë Durrës, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh tëcilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga146 km/h- 159 km/h Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen eDrejtimit.

Gjithashtu në segmentin rrugor nga autostrada eElbasanit në Astir dhe autostradën Tiranë-Durrës, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atëtë pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra tërrezikshme në rrugë. Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme tëkryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 LejeDrejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia bën me dije gjithashtu se në segmentin Liqenii Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e një 46 vjeçar që drejtonte njëautomjet luksoz "Ferrari" i cili kryente manovra të rrezikshme nërrugë. Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapjadhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoise targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Edhe gjatë të shtunës policia hoqi 25 për tejkalimshpejtësie dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Krahas tyre janë vënë dhe289 masa administrative, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, parakalime të gabuara dhe manovra tërrezikshme në rrugë, apo për parkime të gabuara.