Kapen 26 kg marijuanë në formë çokollate në autobusin e linjës Durrës-Itali
26 kilogram marijuanë në formë çokollate me një logon që i përket një personazhi të ashtuquajtur “Ndëshkuesi” u kap në Portin e Durrësit në tentativë trafiku drejt Italisë! Tre persona pëfunduan në pranga, ndërsa vijon hetimi për të zbardhur misterin e kodit!
26 kg mariuanë në formë çokollate, e shënuar me këtëlogo u sekuestrua në Portin e Durrësit në tentativë për tu trafikuar drejtItalisë!
Lënda narkotike ishte e fshehur në një kovë me bulmetnjofton policia që po transportohej me një autobus që do të udhëtonte drejtvendit fqinj me traget!
Në pranga u vunë dy shoferët e autobusit SalikoSadikaj, 59 vjeç, banues në Përmet, Ylli Kavaja, 49 vjeç, banues në Tiranë dhe menaxheriGenti Lleshaj, 31 vjeç.
Ajo që tërheq vëmendjen padyshim është logoja me tëcilën është shënuar lënda narkotike!
Një kafkë në ngjyrë jeshile e njohur si simboli i ThePunisher një karakteri të krijuar në vitin 1974.
Por prej asaj kohe, logoja ka ndryshuar edhe simbolikadhe përdoret gjerësisht edhe nga ushtarakët si tregues i forcës.
Por mbetet e paqartë, nësë kjo logo, i përketprodhuesve apo pritësve të lëndës narkotike në vendin fqinj dhe cili ështëmesazhi që ata kërkojnë të përcjellin!
Ky nuk është rasti i parë kur në vendin tonë kapensasi të lëndëve narkotike të shënuara me kode.
Në Maj të këtij viti, po në Portin e Durrësit ukapën 68 pako me heroinë, që u tentuantë trafikohen drejti Italisë që po ashtu ishte e shënuar!
Por më i njohur është ai i 613 kilogramëve kokainë tësekuestruar në Durrës që po ashtu shënohej me kode!
Në vitin 2019 në brazil u kapën 617 kilogramë kokainëe paketuar dhe me logon e klubit të Elbasanit.
Ndërsa nuk kanë munguar as rastet kur droga ështëshënuar edhe me emrat e personazheve të famshëm i si Cristiano Ronaldo.