Indinjohen qytetarët në Kakavijë: Po të ishte i Ramës fëmija që vdiq, do çohej shteti në këmbë
Situata në pikën kufitare të Kakavijës ka dalë jashtëkontrollit, teksa qytetarë të shumtë janë konfropntuar edhe me kordonin epolicisë.
Ata shprehen të pakënqaur në lidhje me këtë situatëdhe duan ndërhyrjen e shtetit.
Sipas tyre, duhet tu sigurohet tamponi, në mënyrëqë të shkojnë në shtetin grek.
Qytetarët shprehen të irrituar edhe për vdekjentragjike të 10-vjeçarit i cili u përplas nga një autoambulancë, e nëse fëmijado ishte i kryeminsirit Rama, do çohej një shtet i tërë në këmbë, ndërsa për tanuk bëhet asgjë.
''Ta ngrejë zërin kryeministri dhe qeveria. Iku fëmija atje, vinte ambulanca me njerëz i binte këtu lart, ja korruopsioni ku është, iku fëmija u dergj me gjak. Të vijë dikush edhe të na thotë çfarë të bëhet. Ne jemi shqiptarë që rrimë andej dhe po ndalohemi këtu. Të bëjmë tamponet dhe të na lënë të ikin. Do t'i zbatojmë rregullat Po tallen me njerëzit, kemi 72 orë këtu. Të më përgjigjet shteti. Ai fëmija që u vra atje, po të ishte i Edi Ramës, do çohej në këmbë një shtet i tërë. Turp t'i vijë shtetit. Shoferi po merrte pasagjer, nuk po çonte të sëmurë, po mbushte xhepin. Ai drogaxhiu mos të bëjë pushime po të vijë këtu.''
Lexoni të gjitha lajmet për sfilitjet e shqiptarëve në Kakavijë