Kuota në Kapshticë, qytetarët: Nuk kanë kaluar 300 persona, shteti shqiptar po na le pa punë
Raportimi i orës 10:13 - Nga sot (16 gusht), në doganën e Kapshticës do të lejohet kalimi i vetëm 300 qytetarëve çdo ditë për në shtetin grek.
Aktualisht, dogana në Kapshticë është e mbyllur përshkak se ky numër është plotësuar.
Por, qytetarët pretendojnë se nuk kanë kaluar 300persona, pasi ata kanë që në orët e para të mëngjesit.
Ata akuzojnë shtetin shqiptar se po e bën këtë situatë qëllimisht që të mbeten pa punë.
''Ka ardhur njoftimi që të kalojnë 300 veta në doganën greke. Ne po presim që në 06:30, ku ikën 300 veta? 300 veta nuk jemi këtu ne që kemi që në mëngjes që presim. Nuk kanë kaluar 300 veta. Nuk e di, po bëhet nga shteti shqiptar, që mos të kalojmë ne andej, të na lejë pa punë. Që në orën 7 ka qenë kordoni policor këtu. Të vijnë të bëjnë tamponin këtu. Jam për operacion, çfarë do më? Kur i leverdis i kishin portat hapur. Ka qeveri këtu? Për 24 orë të kalojnë 300 veta?''
