Regjimi i ri: Nga nesër në Kakavijë do kalojnë vetëm 750 shtetas, sot 300 nga Kapshtica

Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo qëhyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.

Ishte kjo datë e cila shtyu mijëra emigrantë tënxitonin për t’u dyndur drejt pikave kufitare dhe që më pas solli dhe prej 4ditësh radhët kilometrike në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Mbrëmjen e djeshme pala greke punoi edhe gjatë natës.

Ndërkohë, nga sot, fillon regjimi i ri në pikënkufitare të Kpashticës, ku  do të lejohenvetëm 300 persona në ditë për të kaluar kufirrin drejt Greqisë.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana epalës greke është pezulluar puna.

Njoftimi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!