Bejko: Qeveria po piqet në diell, shqiptarët nuk kanë ku bëjnë tamponin ndaj nxituan për në Greqi
Pas disa ditësh ku situata në pikën kufitare tëKakavijës paraqitej tepër e rënduar, më në fund u arrit marrëveshja me palëngreke, ku dogana do të jetë e hapur gjatë gjithë natës së sotme.
Por, për ish-deputetin e PD Roland Bejko, qeveriaështë e papërgjegjshme për të siguruar tamponë për Covid-19.
I ftuar në 'Ora News', Bejko tha se qytetarët nxituan të largohen në Greqi që të mos karantinohen, pasi besimi që ata kanë në gjithçka që ka të bëjë me mjekësinë shqiptare është zero.
Roland Bejko: ''Qytetarët shqiptarë nuk janë pa përgjegjësi në këtë rast, por secili mendon se është vetëm ai, ose janë një pakicë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë ku t'i kryejnë këto tampone, sepse në Shqipëri ka persona që kanë simptoma të sëmundjes, por nuk mundësi ku ta bëjnë testin. Qeveria shqiptare është e papërgatitur për të pasur një numër të madh tamponesh, të mjaftueshme për ta realizuar qytetarët shqiptarë këtë praktikë. Besimi që kanë shqiptarët në gjithçka që ka të bëjë me mjekësinë shqiptare është zero, ndaj dhe ata nxituan për tu larguar dhe për të shpëtuar nga afati i vendosur nga qeveria greke.''
Sipas tij, qeveria shqiptare po piqet në diell, dhe kalënë në rënie të lirë fatin e qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Roland Bejko: ''Qeveria shqiptare duke parë këtë fluks të madh, por edhe qeveria greke duhet të mendonin edhe kthimin e qytetarëve shqiptarë. Qeveria shqiptare duhet të kishte marrë një plan masash dhe duhet të kishte filluar dialogun me atë greke, kohë më parë. Ajo që vihet re është fakti se qeveria shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr, ata piqen në diell në ditën e plazhit, dhe kanë lënë në rënie të lirë ashtu siç ka lënë në rënie të lirë fatin e gjithë qytetarëve shqiptarë si brenda dhe jashtë vendit. Po të shikojmë situatën e Covid-19, situata ka dalë jashtë kontrollit. Është një situatë ku testimi është më i ulëti në rajon dhe Evropë, dhe niveli i të prekurve për aq sa testohet, është më i larti në Evropë.''
Për Bejkon, janë tre situata që kërkojnë zgjidhje.
Roland Bejko: ''Situata kërkon tre lloje zgjidhjesh. Zgjidhja e parë do ishte ajo humanitare, sepse qytetarët po rrezikojnë jetën e tyre. Qeveria shqiptare mos të lajë gojën dhe tu thotë shqiptarëve kthehuni në shtëpi, por duhet të merren masat ashtu siç e ka protokolli i emergjencave humanitare. E dyta, kemi një çështje e cila është politike, e cila tregon dështimin e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, është fakti që qeveria shqiptare nuk krijon marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Situata e tretë që kërkon zgjidhje, është ajo diplomatike. Qeveria shqiptare këtu ka dështuar, dhe u desh një bllokim i tillë për të kuptuar se kjo qeveri nuk është e aftë të negociojë asgjë me qeverinë greke.''
Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti përonline Renato Çaushi.