Vetëvrasja e të riut, reagon spitali 'Shefqet Ndroqi': Prej 4 ditësh me Covid-19, në gjendje të stabilizuar
29-vjeçari i cili u vetëhodh nga kati i tretëi spitalit Shefqet Ndoqi, prej 4 ditësh ishte infektuar me Covid-19.
Këtë fakt e bëri të ditur vetë ky institucionpërmes një reagimi në lidhje me ngjarjen e trishtë.
Gjithashtu i riu, po trajtohej me terapinë emjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Reagimi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’
‘’Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.’’