Shqiptarët thirrje shtetit të ndërhyjë: Radha në Kakavijë kalon 10 km, pala greke punon me 1 sportel
Shqiptarët të cilët janë në pritje me orë të tëra për tëkaluar Kakavijën i bëjnë thirrje shtetit të ndërhyjë për të normalizuar situatën.
“Situata është pothuajse jashtë kontrollit” raporton gazetarja jonë Entiola Budo nga Gjirokastra.
Pala greke punon vetëm me një sportel, ndërkohë që gjëndja rëndohet për shkak dhe bërjes së tamponit. Është vetëm një grup mjekësor që bën tamponin duke krijuar radhë.
Me dhjetra emigrantë, gra, të moshuar e fëmijë nuk mundën dot të kalonin kufirin në Kakavijë pasi pala greke uli traun në orën 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Për pasojë emigrantët shqiptarë kane kaluar gjithë natën në automjetet e tyre për të pritur mëngjesin e sotëm orën 06:00 kur Greqia rinis nga puna.
Situata është me të vërtetë shqetësuese pasi radha këtë mëngjes ka shkuar në mbi 10 kilometra.
Ata duan të kalojnë kufirin para datës 16 gusht pasi ndryshe u duhet t'i nënshtrohen karantinimit 7 ditor.