Kufiri me Greqinë i mbyllur gjatë natës, pas 16 gushtit karantimin 7 ditor
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjetnë shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavije dhe në kufirinKapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet sinë hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri nënjë njoftim të dytë.
Pikat e kalimit të lartpërmendura do të jenë të hapura përqytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.
Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteveqë të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë tëmbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që tëparkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.
Gjithashtu, duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit qëhyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufiritKapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell në vëmëndjeqë lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e tëhuaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Teksa shtetasite BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuklejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavije dhetë kufirit Kapshticë.