Digjet gjatë natës fabrika e paleteve në Fushë-Krujë, dyshohet se ka qenë e qëllimshme

Në  Fushë-Krujë një fabrikë e prodhimit tëpeletave është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha materiale poredhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve pranë fabrikës.

Fabrika në fjalë ndodhetpranë Urës së Gjoles dhe aty ka pasur materiale të mjaftueshëm për të ndihmuarflakët, por pronari Afrim Çela gjatë një deklarate në polici ka thënë se zjarrika qënë i qëllimshëm dhe sipas tij ai ishte vendosur në 4 vende të ndryshme .

Nga zjarri janë djegurdhjetëra m3 lëndë drusore.

Flakët kanë vënë në rrezikserioz një familje si dhe disa biznese të tjera aty afër.

Banorët aty pranë tregojnëse nuk është hera e parë që i vihet flaka kësaj fabrike e cila çuditërishtështë vendosur pranë banesave.

Ata kanë deklaruar seështë rrezikuar jeta e tyre dhe nëse nuk do ndërhynin fqinjët jeta do kishteqënë edhe më tragjike duke kërkuar që lëndët drusore të mos lihen pranëbanesave.

Për shuarjen e flakëve janëdashur disa zjarrëfikëse të ardhura nga Kruja, Nikla, Kamza dhe Vora ndërsaende nuk është bërë vlera e dëmit material.

Policia është duke hetuarpër të gjetur shkaqet dhe autorët e vënies së zjarrit.

https://youtu.be/Iloib1TXeF4