Humb jetën si pasojë e Covid-19 mësuesi nga Rrësheni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2020, 11:20
Covid -19 i merr jetën mësuesit Gjon Kola 55 vjeç.Kola ishte mësues në qytetin e Rrëshenit dhe prej 10 ditësh ndodhej në intubim,ndërkohe që gjatë ditës së djeshme gjendja e tij shëndetsore është përkeqësuare për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga kontaktet e marra me Drejtorin e Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj , i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e mësuesit 55-vjeçar si dhe njekohësisht bën apel ndaj qytetarëve për mbajtje distance dhe respektim të masave anti covid.