Në rradhë për në Greqi e pa shpresë, qytetarët kalojnë natën jashtë
Një radhë që i kalonte 10 km ishte pamja më trishtuese që mund të shihje sot në pikën e kalimit të kufirit të kakavijës me Greqinë. Kjo situatë u paraqit akoma më e rënduar në mesditë kur pala greke vendosi pezullimin e punës ndërsa qytetarët të revoltuar shprehen se do vazhdojnë të presin.
Një situatë aspak e zakontë është krijuar mëngjesin e kësaj të enjtje në pikën ekalimit kufitar të Kakavijës.
Nga pamjet e siguruara nga 'Ora News', shihetqë këta qytetarë kanë kaluar natën nëkufi ose në pritje në rrugë për të bërë testin e tamponit në një radhë që i kakaluar 10 kilometra.
Ora 11:43 - Pala greke pezullon punën
Situata u paraqit edhe më e rënduar në mesditë pasi pala greke vendosi pezullimin e punës.
Qytetarët të revoltuar dhe të pashpresë nuk utërhoqën por thanë se do vazhdojnë të presin edhe pse kaluan natën jashtë ejanë të lodhur
''Mos e diskuto fare. Edhe nesër jo. Nuk e dimë çfarë bëhet. Shiko ku vajti rradha, në Gjirokastër. Kam fëmijën me aftësi të kufizuara. Nëse fëmija qëndron shumë në diell, pëson krizë. Duhet të ikim se s'bën.''
Për shkak të masave të marra nga autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kalimi është i mundur vetëm gjatë ditës pasi në orën 22 deri në 6 të mëngjesit trau ulet dhe askush nuk mund të kalojë.
Ora 09:40 - Rradha në Kakavijë mbi 10 km, qytetarët kaluan natën jashtë
Procedura e marrjes së tamponit ështëgjithashtu një arsye e trafikut të krijuar në këtë pikë kalimi.
Për të kaluar në shtetin fqinj lëvizja është elejuar vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me lejeqëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.
Autoritetet kanë bërë me dije gjithashtu se duke nisur nga 17 gusht shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe Kapshticë do të karatinohen për 7 ditë.