Tiranë: Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet 41-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2020, 11:31
Një 41 vjeçar u arrestua në flagrancë ngapolicia e Tiranës, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi vajzën etij 17-vjeçare.
Të miturës iu plotësua kërkesë-padia përlëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
‘’Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes’’, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.