Në makinë me 12 emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit, pranga 28-vjeçarit nga Tirana

Finalizohet operacioni policor i koduar"Destinacioni", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën edhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejtfitimit.

Një 28-vjeç nga Tirana është vënë në prangapasi u kap tek "Mbikalimi i Rinasit", duke transportuar në drejtim tëKukësit, 12 emigrantë të paligjshëm.

Ai u premtonte kalimin drejt BE për 150 euro.

‘’Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek "Mbikalimi i Rinasit", duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së’’, informon policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin medrejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provësmateriale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Operacioni u finalizua nga specialistët eSeksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës sëPosaçme "Shqiponja" në DVP Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Ndihma për kalim tëpaligjshëm të kufijve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".