Balliu: Ai që qëlloi me armë hotelin në Pogradec eksponent i PS-së, ka zgjedhur deputetë, i kapur me 100 mijë euro për vota

Në një intervistë për RTVOra, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu komentoi edhe të shtëna me armë drejtnjë hoteli në Tushemisht.

Balliu tha se personi qështiu me armë drejt hotelit është një eksponent i PS-së dhe është kapur në kohëne zgjedhjeve me 100 mijë euro për të blerë vota.

Balliu:  Rasti i fundit në Pogradec është një akt i krimit të organizuar. Jo vetëmu sulmua një person, që duhet hetuar, por aty u rrezikuan jetët e qytetarëve me100 plumba. Krimi i organizuar ka arritur deri në atë arrogancë sa nuk pyet sekush vdes. Këtë e ka bërë Ilirian Berberi që e ka ndërruar emrin. Ai është i njohur në Pogradec dhe ështëeksponent kryesor i PS-së qysh në kohën e Artan Shkëmbi. Ky është kapur në kohëne zgjedhjeve me 100 mijë euro në makinë për të blerë vota dhe u arrestua, por enxorën nga burgu për 2 ditë. Ai akuzohet për gjobëvënie dhe plagosje. Sa herë kafushata ne e shohim përballë, ai ka kërcënuar edhe eksponentë të opozitës. Si kamundësi që rri jashtë burgut? Kjo sepse ky i ka bërë deputetët e PS-së nëPogradec qysh nga viti 2005. Ky e drejton de facto bashkinë e Pogradecit.

Për Balliun, nuk ka pasur ndonjëherëskandale si ajo e dosjet 339 para se Rama të shkelte në kryeministri dhe nuk kapasur ndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin.

Balliu:  Kurrë nuk ka pasur dokumente tronditëse për çdo skandal. Nuk ka pasurndonjëherë para se Rama të shkelte në kryeministri dosje 339, nuk ka pasurndonjëherë banditë që takohen me kryeministrin. Ramës shumë deklaratat nuk imerren për bazë, se i ka efekt nga ato që ai pi dhe ndonjëherë si efekt i frikës,sepse e sheh që ndëshkimi i tij është i pashmangshëm. Nuk e mbron dot atëpushteti i vjedhur nga pushteti i vërtetë i sovranit. Kësaj partia do t’ingelet që të përballet me drejtësinë. Edhe Rama do të përballet me drejtësinësepse po bashkëpunon me njerëzit e krimit dhe po e kthen vendin si Kolumbi tëEvropës që diskutohet t’i kthehen vizat e për të mos e pranuar në tavolinë përnegociatat.

Balliu shtoi se rrotacioni ështëi pashmangshëm se Rama ka mbushur xhepat e tij dhe të njerëzve të tij, ndërsa qytetarëtnuk kanë pasur rritje rrogash.

Balliu:  Rrotacioni është i pashmangshëm se Rama ka mbushur xhepat e tij dhe të njerëzvetë tij, ndërsa qytetarët nuk kanë pasur rritje rrogash, por vetëm rritjetaksash. Ne do të kemi një mbështetje plebishitare për të rrëzuar Ramën. Do tëjetë detyra e kryeministrit Basha për ta nxjerrë vendin nga tuneli i krimit dhekorrupsionit. Rama mendon se këto gjëra do të harrohen për këto krime, por kohanuk harron. Ne jemi sot më gati se kurrë për të qeverisur vendin sepse kemi njëplan konkret ekonomik dhe do të kthejmë në normalitet vendin.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti