Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar prej 17 vitesh, "Wanted III"

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar ishpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Shqiptari 45 vjecar është arrestuar në Zvicër falë aktivizimit të rrjetit europian për gjetjen e kapjen e kriminelëve të kërkuar (Enfast -European Netëork of Fugitive Active Search Teams).

Ai është dënuar nga Gjykata italiane me 15 vite e 4 muaj e 25 ditë burg si dhe me 68,900 euro gjobë.

Mbi të rëndojnë akuzat për dhunë seksuale ,trafik prostitucioni, shfrytëzim prostitucioni e favorizim të emigracionit klandestin.

Ai së bashku me 5 shtetas italianë shfrytëzontepër prostitucion vajza rumune e moldave.

Faktet i përkasin vitit 1996.

Operacioni për kapjen e shqiptarit, emri i të cilit ende nuk dihet u bë e mundur falë projektit policor "Wanted III dhe u ekzekutua nga skuadra operative e Policisë së Midenas në bashkëpunim me Policinë Federale të Konfederatës zvicerane  (FEDPOL).