Spahia: Qeveria ka dështuar me Covid-19, spitalet po përballen me fluks, përhapja virusit është në rënie të lirë
Në një intervistë për Ora News,ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se kanjë apati të plotë nga strukturat shëndetësore për gjurmimin e Covid-19.
Ai u shpreh se shifrat etestimeve janë qesharake krahasuar me vendet e rajonit pasi janë shumë më tëulta.
Spahia shtoi se personeli i spitaleveCovid po përballet me një fluks aspak normal pacientësh dhe se është më vështirësinë logjistikë e aparate.
Bardh Spahia: Kemi parë një apati të plotë nga strukturat shëndetësore për gjurmimin e Covid-19. Kjo luftë nuk kërkon masa ekstreme që kanë prekur qytetarët dhe sakrifica e tyre nuk u shfrytëzua për të ndaluar përhapjen e këtij virusi. Është e qartë se qeveria ka dështuar plotësisht. Përhapja e këtij virusi është në rënie të lirë. Nuk ka asnjë rezistencë minimale nga strukturat shëndetësore për të ndaluar këtë përhapje.
Rritja e testimeve është normale që nuk ndikon në gjurmiminreal të përhapjes së virusit. Këto janë shifra qesharake, disa herë më pak sevendet e rajonit. Kjo nuk jep një ide të saktë për shkallën e përhapjes së këtijvirusit dhe kjo krijon premisat për përmbytjen e strukturave spitalore. Personelii këtyre spitaleve po përballet me një fluks aspak normal pacientësh, si dhe mëvështirësi në logjistikë dhe aparate.
Për Spahian, duhet që tërritet buxheti për shëndetësisë të rritet, kur OBSH thekson se vendi ynë kashpenzimet më të ulta.
Bardh Spahia: Duhet që urgjentisht tëkrijohet një strategji e qartë. Duhet që të rritet buxheti për shëndetësisë,kur OBSH tha se jemi vendi me shpenzimet më të ulta, çka është skandaloze. Nejemi ndër vendet e rralla në botë që po e ulim buxhetin për shëndetësinë. Problemvazhdon të jetë mungesa e personelit shëndetësor duke pasur nevojë për trajnimpër repartet e terapisë intensive.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatitiA. Kurti