Meta kthen ligjin për pronat e shtetit: Thellon më shumë konfliktin social
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit, duke theksuar se ndryshimet cenojnë barazinë para ligjit. Kreu i shtetit thotë se në vend që të adresojë problematikën e pronave në Shqipëri, ndërhyrjet e kryera në fund të muajt korrik, thellojnë edhe më shumë konfliktin social në vend.
Presidenti Ilir Meta, I ka rikthyer kuvenditpër shqyrtim, ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, duke theksuarse në vend që të adresojë problematikëne pronave në Shqipëri, ndërhyrjet e kryera në fund të muajt korrik, thellojnëedhe më shumë konfliktin social në vend. Kreu i Shtetit thotë se ligji rrezikontë shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimittë pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.
“Shkaktojnë një cenim të drejtpërdrejtë të ushtrimit të së drejtës së pronësisë nga ana e titullarëve të saj, të cilët pasi e kanë përfituar përmes procedurave ligjore tagrin mbi këto prona, tashmë me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ata lihen në një pasiguri të plotë, duke mos përcaktuar çfarë do të ndodh më pas me pronën e tyre”.
Në argumeta drejtuar Kuvendit, presidentithotë se në praktikë, ligji krijonhapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak tëndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj qëkonsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha.
“Kjo nënkupton se në praktikë çdo pronë private, e cila është fituar në mënyrë të ligjshme, me hyrjen në fuqi të kësaj norme të re ligjore, mund t’i nënshtrohet procesit të shpronësimit për interes publik, pasi plotëson pikërisht kushtin që pasuria konsiderohet se përmbush një interes publik të ligjshëm, aktual dhe të patjetërsueshëm”.
Presidenti thotë se mungesa e qartësisë sëligjit për të shpehur se çdo të ndodhë me këto pasuri, krijon një terren tëpasigurtë dhe burim konfliktesh midis shtetit dhe individit, apo personaveprivatë me investitorë të ndryshëm në të ardhmen.
Argumentet e Presdentit
Ndërhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë të paktën ligjërisht, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit dhe e përfituar me një nga mënyrat e ligjshme të fitimit të pronësisë, sipas
- ligjit nr. 7501/1911 “Për tokën”,
- legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës,
- legjislacionit të privatizimit, apo
- një vendimi gjyqësor,
ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.
Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik.
Mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferencial dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitorët në këto zona.
Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme; ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cenuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë.
Ky ligj, në vend që të adresojë problematikën e pronave në Shqipëri, thellon edhe më shumë konfliktin social në vend.