Vinte nga Brukseli, arrestohet në Muriqan vlonjati i dënuar për trafik droge e organizatë kriminale
Një 44 vjeçar i shpallur në kërkim për vepira të rëndakriminale është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit.
Bëhet fjalë për EltonIsufin, alias Mateo Meto. Ai po kthehej nga Brukseli për në Vlorë.
Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve tëPolicisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dheSektorit për Hetimin e Narkotikëve nëDVP Shkodër u mësua se Meto ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ngaZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me11 vjet burg, për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Trafikim ilëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve" parashikuar nga Kodi PenalItalian.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellimekstradimin e këtij shtetasi në Itali