Tragjike: 29-vjeçari me covid vdes duke u vetëhedhur nga kati i 3-të i spitalit "Shefqet Ndroqi"

Një 29 vjeçar është hedhur nga kati i tretë ispitalit  Shefqet Ndroqi mëngjesin ekësaj të enjte.

Mësohet se i riu ishte i shtruar prej 4 ditëshnë spital dhe sipas stafit të “Shefqet Ndroqi” gjendja e tij ishte estabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 4:30 minuta, të 13 gushtit, ndërsa mësohet se 29 vjeçari Xhino Koca ndodhej i shtruar prej katër ditësh në spital.

 I riu trajtohej në spital pasi ishte konfirmuar me koronavirus, por sipas burimeve gjendja e tij shëndetësore ishte e përmirësuar.

Dyshohet se shkak i aktit të vetëflijimit mund të jetë bërë gjendja psikologjike e rënduar e 29 vjeçarit.

Në reagimin zyrtar të Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" nuk jepen detaje në lidhej me këtë rast, ndërsa thuhet se do të jetë grupi hetimor ai që do të thotë fjalën e fundit për rastin.

Mësohet se policia ka marrë në pyetje mjekëtdhe infermierët që kanë pasur në trajtim të riun për të nxjerrë edhe shkaqet evërteta të vetëvrasjes.

Pas kësaj ngjarje të pranishëm në ambientet e spitalit Covid2 ishin efektivë të policisë të cilët nuk lejonin të futeshin familjarë të të shtruarve apo mediet në oborrin e spitalit.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar rreth 170 pacientë të konfirmuar me Covid 19  si dhe të dyshuar nga pamjet imazherike si të infektuar.

Reagon infermierja qe kujdesej per te riun