Demokratja Harris kandidate për zv.presidente

Kandidati demokrat për President i Shteteve tëBashkuara, Xho Bajden, ka zgjedhur senatoren Kamala Haris si zëvendësen e tij përkarrigen më të lartë të shtetit në garën e 3 nëntorit.

Bajden njoftoi të martën se ish-kryprokurorja55-vjeçare, Haris, është figura e duhur për ta pasur në krah përballërepublikanit Donald Tramp në kohën kur vendi has tri kriza kryesore si pandemiae koronavirusit, ngadalësimi ekonomik dhe përplasjet në vija raciale.

Kandidimi i gruas së parë zv.presidente ngakomuniteti afroamerikan u përshëndet nga demokratët, mes tyre ish-presidentiBarak Obama dhe rivalja e dikurshme, Hilari Klinton.

"Kemi një president të dështuar me situatëne virusit, që i ka sjellë kosto jetëve të njerëzve, ka copëtuar ekonominë poredhe i ka fryrë flakëve të urrejtjes.  Mëduhet dikush në krah që është inteligjente, e fortë dhe e gatshme të udhëheqë.Dhe ajo është Kamala," njoftoi Biden në mesazhin për mbështetësit e tij.

Haris, nga ana e vet, e cilësoi 77-vjeçarinBajden si presidentin që i duhet popullit amerikan për ta bashkuar dhe për t'idhënë sërish hov idealeve të vendit.

Senatorja Haris është e bija e dy emigrantëvenga India dhe Xhamajka që shërben në shtetin më të madh amerikan, në Kaliforni,dhe pritet ta shfrytëzojë influencën dhe të shkuarën e saj për të tërhequrmë shumë votuese gra dhe afroamerikanë brenda partisë.

"Mendoj se është një kandidate me rrezik,shumë e diskutueshme. As në zgjedhjet paraprake për kandidim mes demokratëvenuk mori aq shumë vota, ndaj ka për të qenë me rrezik."

"Na duhet më shumë diversitet në Shtëpinëe Bardhë, raporte më të ngushta mes njerëzve për sa i përket racës dhe gjinisë.Bajdeni dhe Kamala janë një ndërthurje e mirë për Amerikën."

Ndërkaq, presidenti aktual Trump riktheu tëmartën në vëmendje sulmet që rivali Bajden dhe zëvendësja e tij i drejtonin njëri-tjetritnë garat paraprake për karrigen e Shtëpisë së Bardhë, dhe se si Harris morivetëm 2 për qind të votave.

Trump paralajmëroi amerikanët se meHarisin në zyrën ovale, ata do të rrezikojnë shumë.

"Është një person që ka thënë shumëhistori të pavërteta, që do të ngre taksat, do të shkurtojë fondet për ushtrinëtonë, kundërshton nxjerrjen e hidrokarbureve dhe kërkon të ndryshojë sistemin esigurimit shëndetësor për 180 milionë amerikanë."

Njësoj si katër vite më parë, sondazhetnxjerrin se amerikanët sërish preferojnë një demokrat për president.

Bajden kryeson deri tani me gati 9 për qind mëshumë mbështetje popullore sesa rivali republikan Trump, që shpreson për njëmandat të dytë.