Presidenti bllokon internetin për të mbajtur pushtetin i druhet protestave
Ndërsa është duke luftuar për mbijetesën e tij politike,Aleksandër Lukashenko ka ndërprerë internetin në pjesën më të madhe tëBjellorusisë.
Bjellorusët kanë filluar të protestojnë kundër qeverisë sëtij dhe papritur shërbimi i internetit është ndërperë duke i shkëputur ata ngabota e jashtme.
Interneti celular është mbyllur dhe aplikacionet e mesazhevetë njohura janë çaktivizuar, duke i lënë demostruesit të kërkojnë wifi për tëmarrë internet që më pas të kenë mundësi të ndajnë lajmet që mund te gjejnë.
Ndërpreja e internetit, për të cilën Lukashenko shpreson sedo të prishë protestat kundër tij për manipulimin e masave të votimit në zgjedhjetpresidenciale të javës së kaluar, është një shembull i rallë në Europën modernetë një vendi.
Mungesa e internetit i ka lënë protestuesit në një vakuninformacioni. Faqet e njohura të pavarura të lajmeve, duke përfshirë Tut.By dheNaviny, janë mbajtur jashtë linje që nga dita e zgjedhjeve dhe lajmet televiziejanë të mbizotëruara nga qeveria.
"Ky bllokim i internetit është i pashembullt"- thaKatsiaryna Shmatina, një analiste politike në Insitutin Bjellorus për StudimeStrategjike, duke përmendur se interneti po bllokohet për më gjatë dhe më agresivisht sesa në protestat e vitet ekaluara.
Protestat tashmë kryesisht janë mbështetur në blogerët enjohur në kanalet Telegram, disa anonimë dhe të vendosur jashtë vendit, të cilëtsugjerojnë pika takimesh për demostrime dhe shkëmbejnë video proteshtash.Më imadhi është Nexta, i cili ka më shumë se 1,151,000 abonentë dhe ka qenë faqjakryesore e cila ka shpërndarë video dhe udhëzime për protestuesit.