Shkuan të shihnin yjet u bënë vetë yje, 4 fëmijë dhe një i ri humbin jetën në aksidentin tragjik
Një 24 vjeçardhe 4 fëmijë të moshës 11- 16 vjeç humbi jetën në një aksident tragjik tëndodhur mesnatën e së martës (11 gusht) nëItali.
Aksidenti i rëndë u shënua në Castelmagno, afër provincës së Kuneos
Makina në tëcilën udhëtonin të rinjt doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit tëmjetit, një djalë 24 vjeçar dhe 4 fëmijëve të moshës 11 dhe 16 vjeç.
Ndërkohë 4 fëmijë të tjerë janë plagosurdhe dy prej tyre janë në gjëndje të rëndë.
Të gjithë ata që kanë qenë në makinë përfunduan 200 metralarg rrugës. Viktimat ishin nga province e Cuneos dhe ndodheshin në këtë zonëme familjen e tyre për kamping. Disa prej familjarëve mbërritën në vendngjarjepak minuta pas aksidentit.
Sipas policisë fuoristrada me të cilën po udhëtonin ishte për 6 persona ndërkohë që në të po udhëtonin 9 persona.
Kishin shkuar për të parë yjet – Pas darkës fëmijët ishin nisur drejt Malit për të parë më mirë yjet. Aksidenti duhet të ketë ndodhur rreth mesnatës, ndërsa po ktheheshin në shtëpi. Nuk dihen ende shkaqet, ndoshta një shpërqëndrim, ka bërë që 24 vjeçari të humbë kontrollonin.
Castelmango është një komunë me 61 banorë në gati 1. 150 metra mbi nivelin e detit .

