Mbretëria e Bashkuar pëson rënien më të madhe ekonomike që nuk kishte pasur prej 11 vitesh
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pësoi rënien e saj më tëmadhe të tremujorin e dytë të këtij viti, midis prillit dhe qershorit pasimasat e parandalimit të koronavirusit e shtynë vendin zyrtarisht në recesion.
Ekonomia është tkurrur 20.4% krahasuar me tre muajt e parëtë vitit. Numrat e parë zyrtarë të PBB-së për këtë periudhë tregojnë mbi një tëpestën e vlerës ekonomike së humbur qe nga fillimi i vitit, e gjitha kjo enxitur nga mbyllja e rëndë në muajin prill.
Pas rënies me 2,2 për qind në tre muajt e parë të vitit,ekonomia britanike vlerësohet ndër më të goditurat nga pandemia e koronavirusitsesa çdo shtet tjetër i industrializuar i G7-ës, dyfishin e SHBA-së me -10,6për qind në po atë periudhë dhe më shumë sesa Franca, Gjermania apo Italia.
Të ardhurat e familjarëve ranë ndërsa dyqanet u urdhëruan tëmbyllen dhe prodhimi i fabrikave dhe ndërtimeve gjithashtu përsoi ulje.
Sektorët e shërbimeve, ndërtimit dhe prodhimit raportuanrëniet më të forta në baza tremujore, hoteleria, restorantet dhe financat -19,9për qind, ndërtuesit -35 për qind dhe manifaktura, minierat dhe fusha eenergjetikës, -16,9 për qind.
Kjo e shtyu Mbretërinë e Bashkuar në recesionin e saj tëparë teknik të përcaktuar si dy të katërtat e rënies ekonomike që nga viti2009.
Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) tha që ekonomia filloitë rritet në muajin qershor me 8,7 për qind sapo qeveria lehtësoi kufizimet.