Fauci dyshime serioze për vaksinën e Putin kundër COVD-19, a është e sigurtë dhe efektive
Dr. Anthony Fauci në një deklaratë të dhënë për ABC NEWS thase dyshon seriozisht në vaksinën e prodhuar nga Rusia, të quajtur Sputnik V dhetë mbrojtur nga Presidenti Vladimir Putin.
Ky i fundit u shpreh se vaksina është e sigurt dhe ka kaluar në të gjitha provat e nevojshme. Gjithashtu ai bëri të ditur se vajza e tij e ka aplikuar vaksinën dhe gjendja shëndetësore e saj është mjaft e mirë.
Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe SëmundjeveInfektiv, ka ndarë komentet dhe opinionin e tij ekskluzivisht me NationalGeographic mbi vaksinën.
"Shpresoj që rusët në të vërtetë, kanë vërtetuar përfundimitse vaksina është e sigurt dhe efektive"- ka thënë Fauci.
Ministria e Shëndetësisë Ruse miratoi vaksinën vetëm pas dymuaj provash.
Mbi 20 milionë njerëz janë diagnostifikuar me Covid-19 në tëgjithë botën, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, sipas të dhënave të përpiluaranga Qendra për Shkencën në UniversitetinJohns Hopkins. Covid-19 i ka marrë jetën më shumë se 737,000 njerëzve në tëgjithë botën.