U lavdërua ndërkombëtarisht, Zelanda e Re rikthen karantinën pas 102 ditësh

Disa ditë më parë, Zelanda e Re është shpallur sivendi më i sigurt në bota pasi i përket pandemisë së koronavirusit. Prej 100ditësh ajo nuk kishte raportuar asnjë rast me koronavirus. Por në ditën e 102,janë konfirmuar 4 raste të reja. Katër rastet e reja janë të gjithë anëtarë tënjë familje të vetme, të cilët nuk kanë asnjë histori udhëtimi.

Për këtë arsye, kryeministrja  Jacinda Ardern njoftoi për mediat se banorëtnë Auckland duhet të izolohen pasi janë konfirmuar katër persona pozitivë.

Sot është dita e parë, e karantinës. Banorëve tëAuckland iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, tubime të mëdha do tëndalohen, bizneset jo thelbësore do të mbyllen dhe disa kufizime të distancëssociale do të rivendosen në pjesën tjetër të vendit.

Zelanda e Re ka regjistruar në total 1,220 raste tëkonfirmuara dhe 22 vdekje që nga koha kur virusi mbërriti në fund të shkurtit.

E lavdëruar ndërkombëtarisht për mënyrën si etrajtoi pandeminë, qeveria e vendit kishte hequr pothuajse të gjitha kufizimete saj të bllokimit, të vendosura për herë të parë në mars.

Një bllokim i parakohshëm, kufizime të ashprakufitare, mesazhe të efektshme shëndetësore dhe një programagresiv-gjurmë-provë besohet se eliminuan virusin në vend.