Të rinjtë, përdorues të cigareve, 5 herë më të rrezikuar të preken nga Covid-19

Adoleshentët dhe të rinjtë që janë përdorues tërregullt të cigareve elektronike apo atyre tradicionale janë më të predispozuarpër t'u sëmurur rëndë me Covid-19 sesa joduhanpirësit.

Një ekip mjekësh nga Universiteti i Mjekësisëi Stanfordit anketoi të rinj 13-24 vjeç dhe  zbuloi se përdoruesit e cigareve elektronikejanë 5 herë më të rrezikuar të preken nga Covid- 19.

Sipas këtyre studimeve prezenca e nikotinës ibën më agresive simptomat e Covid-19.

Për shkencëtarët shqetësim përbën  grupmosha e të rinjve, pasi mendohet se ështënxitësja kryesore e përhapjes së valës së dytë të koronavirusit për shkak tëmosdistancimit të rregullt dhe keqkuptimit se janë më pak të rrezikuar nga sëmundjainfektive.

Në SHBA, deri në muajin korrik, 38 në çdo 1mijë persona që humbën jetën nga Covid-19 ishin të rinj.

Numri i të infektuarve me virusin korona në tëgjithë botën ka kaluar 20 milion ndërsa mbi 740 mijë janë viktimat.