Britania në recesion, ekonomia në pikën më të ulët që nga viti 1955
Britanikët zyrtarisht po përballen me recesion për herë të parë në 11 vite për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ekonomia e vendit është tkurrur me një rekord mbi 20 për qind në periudhën prill-qershor, kur masat e izolimit nga infeksioni qenë më të ashprat.
Mbretëriae Bashkuar ka regjistruar recesionin më të thellë në më shumë se një gjysmëshekulli dhe të parën tkurrje serioze ekonomike që pas krizës financiare nëvitin 2009.
Zyrae Statistikave në Londër njoftoi të mërkurën se prodhimi i brendshëm bruto qëmat mirëqenien e ekonomisë u ul me 20,4 për qind në tremujorin e dytë krahasuarme pararendësin.
Pas rëniesme 2,2 për qind në tre muajt e parë të vitit, ekonomia britanike vlerësohet ndërmë të goditurat nga pandemia e koronavirusit sesa çdo shtet tjetër iindustrializuar i G7-ës, dyfishin e SHBA-së me -10,6 për qind në po atë periudhëdhe më shumë sesa Franca, Gjermania apo Italia.
Performancalidhet me vendimin e qeverisë dhe kryeministrit Boris Xhonson për të aplikuarkufizim gati total të veprimtarive ekonomike në muajin mars për të kontrolluarshpërthimin e infeksionit të kovidit të ri.
"Sigurisht,ajo që duam të shohim është rikthimin e vitalitetit dhe shëndetit ekonomik, dhepa dyshim disa sektorë po tregojnë i rikuperojnë më mirë dëmet. Në muajt qëvijnë na presin situata të vështira dhe na mbetet shumë për të bërë."
Lehtësimii masave të karantinës popullore dhe rihapja e dyqaneve e fabrikave e ndihmoiGDP-në britanike të zgjerohet me 8,7 për qind në muajin qershor.
Sektorëte shërbimeve, ndërtimit dhe prodhimit raportuan rëniet më të forta në bazatremujore, hoteleria, restorantet dhe financat -19,9 për qind, ndërtuesit -35 përqind dhe manifaktura, minierat dhe fusha e energjetikës, -16,9 për qind.
Sipasstatistikanëve të vendit, pandemia në vetëm dy tremujorë zhbëri 17 viterritjeje ekonomike duke e kthyer prodhimin kombëtar të Britanisë në qershorin e2003-it.
Eardhmja paraqitet më optimiste për shkak se shumica e kufizimeve antikovid janëhequr, por në kushtet kur aktiviteti ekonomik nuk funksionon normalisht, pritetqë papunësia të vijojë të rritet.
Mesmuajve mars dhe korrik, 730 mijë anglezë u çregjistruan nga lista e të punësuarvendërkohë që financat e ulëta përgjysmuan vendet e lira të raportuara ngabizneset vendëse.
Nëskenarin më të mirë të qeverisë, papunësia në Britani pritet të prekë nivelet eparakrizës pandemike vetëm në 2022-in.
Ndërkaq,koronavirusi vazhdon ta rëndojë bilancin e vet me mbi 46 mijë anglezë të rënëviktima të sëmundjes dhe mbi 300 mijë prej tyre të konfirmuar si bartës të saj.