Pandemia, në Itali rikthehen shifrat e koronavirusit që u regjistruan në shkurt

Situata e pandemisë Covid 19 në Itali ditë pas dite shfaqet shqetësuese.

Të dhënat e orëve fundit kanë rikthyer kurbëne pandemise së muajit shkurt 2020.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 463 tëinfektuar e 2 viktima nga koronavirus.

Shqetësuese shfaqet situata në 2 rajoneLombardia e Toskana. Kjo e fundit me 61 të infektuar i është kthyer shifrave tëpandemisë shënuar në maj të 2020.

Në Lombardi janë regjistruar  71 të infektuar ndër rreth 6 mijë tampone tëkryer në 24 orët e fundit e 1 viktimë.

Numri i viktimave Covid-19 në Itali është derimë sot 35205 dhe i të infektuarve 250 565.

Në 24 orët e fundit në Itali ka 151 të shëruarqë e kanë çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 202 098.

Në rritje është dhe numri i të infektuarve qëkërkojmë kurim në regjim spitalor. Aktualisht janë 763 pacientë të shtruar e 45që kurohen repartet e terapisë intensive

Të infektuar aktivë në Itali sot janë  13 263.

Në territorin italian janë aktivizuar disavatra infektimi kryesisht nga të rinj e persona që janë kthyer  nga një udhëtim jashtë.

Mosha e të infektuarve është mesatarisht mjaft e re.