Studiuesit në Japoni pretendojnë se "Povidone Iodine” lufton koronavirusin

NëJaponi disa studiues pretendojnë se kanë zbuluar një medikament që luftonkoronavirusin në zonën e fytit të pacientëve të prekur. Bëhet fjalë përpovidone-jod që është përdorur tek disa pacientë por autoritetet thonë se është"shumë herët" për të thënë nëse ai është i efektshëm apo jo.

Një medikament antiseptik ka dhënë efekt kundër Covid19 tek disa pacientë në Japoni.

Bëhet fjalë për povidon-jod, që lufton ngarkesënvirale në fytin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Të dhënat e studimit u bënë publike nga guvernatorii Osakës, Hirofumi Yoshimura, i cili tha se trajtimi i fytit me këtë medikamentka dhënë efekt tek 41 pacientë me simptoma të lehta.

Povidon-jod është i lëngshëm dhe përdoret në formëne gargarës për të luftuar virusin.

"Nekemi një studim që tregon se medikamenti mund të jetë efektiv kundërkoronavirusit," tha guvernatori në një konferencë për shtyp.

Lajmi mori dhenë dhe kjo bëri që raftet e farmacivejaponeze të boshatisen brenda pak orëve.

Pas njoftimit të Yoshimura, qindra mijëra njerëzpostuan fotografi me rafte të boshatisura të farmacive japoneze në Twitter, kunjë pusullë tregonte se medikamenti nuk ishte me gjendje.

Megjithatë, disa ekspertë janë shprehur skeptikë,duke theksuar se testet pas përdorimit të ilaçit do të regjistronin nivele mëtë ulëta të virusit.

"Unëmendoj se këto lloj pretendimesh madje mund të çojnë në një numër të lartë të personaveqë rezultojnë negativëve në mënyrë të rreme për testet PCR", shkruante nëTwitter eksperti mjekësor Shuichi Aoshima.

Edhe Ministria e Shëndetësisë në Japoni nuk ka dhënëkonfirmim zyrtar për medikamentin duke u shprehur se është "shumëherët" për të thënë nëse ai është i efektshëm apo jo.