Zgjedhjet në universitet, skualifikohet pasi u shpall fitues
Fituesi i garës për në senatinAkademik në UT, denoncon faktin se e kanë përjashtuar nga gara pa tëdrejtë. Ai shprehet se fillimisht i kanë konfirmuar se është brenda tëgjitha rregullave për të zgjedhur e për tu zgjedhur, por pasi fitoi garën membi 400 vota komisioni i apelimit e skualifikoi.
Zgjedhjet në universitetin e Tiranës u hasën me pretendime të shumta për shkaktë zhvillimit në kohë pandemie çka solli dhe pjesëmarrjes së ulët tëstudentëve.
Një nga fituesit në garën në senatin akademik është dhe Arnold Kolleshi, por pas publikimit të rezultatit komisioni e njofton se është skualifikuar.
Në nisjen e garës ai ishte në fazën e dorëzimit të mini-tezës për ciklin master në fakultetin ekonomik, ndërsa edhe në këtë kohë nuk ka tërhequr diplomën.
Ai shpjegon se fillimisht iu tha se në këto kushte kandidimi ishte i ligjshëm.
“Më datë 17 më kanë komunikuar se statusi i studentit përfundon me tërheqjen fizike të diplomës.”
Por kur Kolleshi u shpall fitues me mbi 450 vota diferencë, Komisioni i apelimit e ka skualifikuar me pretendimin e Kolleshi e ka humbur statusin e studentit aktiv.
“Një komision i dytë e ka shqyrtuar rastin sepse nuk jam më studentë. Kjo gjë mund të shqyrtohet vitin tjetër akademik nëse unë mund të nisja apo jo një vit akademik.”
Në këto kushte Kolleshi thotë se do e kërkoj të drejtën e tij në rrugëligjore.
“Jam konsultuar me juristë dheavokatë dhe shumë shpejt do ta çoj çështjen në gjykatë duke bërë padi.”