Covid-19: Infektohen 2 punonjës të burgut të Bradasheshit, në Gjirokastër 9 punonjës të fabrikës
Elbasani është një prej bashkive ku numri i të prekurve me koronavirus vijon të rritet.
Këtë të hënë dy punonjës të burgut të Bradasheshit në Elbasan kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Mësohet se dy të prekurit janë përkatësishtshefi i drejtorisë së paraburgimit dhe shefi i regjimit të jashtëm.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet dhe për dyraste të tjera dhe aktualisht janë të karantinuar 10 punonjës policie.
Në Gjirokastër koronavirusi ka bërë vatër në një fabrikë prodhimi.
Më herët nga kjo kompani janë konfimuarpozitiv 9 punonjës ndërsa të dielën rezultuan pozitiv dhe dy të tjerë.
Deri më tani Gjirokastra numëron 31 të infektuar aktivë duke përfshirë këtu edhe qytetin e Tepelenës dhe Përmetit.
Ndërkohë që pas rasteve të reja me COVID në Fier, bashkia e këtij qyteti ka dezinfektuar pallatet dhe banesat ku kanë rezultuar persona pozitivë.
Dezinfektimet janë kryer gjithashtu edhe nëambientet publike dhe në institucione.