Durrës: 8 muaj pas tërmetit 32 familje ende pa zgjidhje për pallatin e tyre

Bashkia e Durrësit prej dy muajsh është pa kryetar tëzgjedhur, ndërsa detyrën po e mban nënkryetarja Emirjana Sako.

Situata duket se ka ndikuar dhe në problematikat e qytetit. Banorët e pallatit nr. 2008 në lagjen nr. 5 janë ngritur në protestë duke pretenduar se pothuajse 8 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit ende nuk kanë marrë një përgjigje mbi vendimin përfundimtar se çfarë do të bëhet me objektin e dëmtuar.

Në këtë pallat banonin 32 familje shumica e të cilave vijojnë të jetojnë në hotel, që pas tërmetit të 26 nëntorit, vetëm një familje vijon të jetojë në atë pallat edhe pse me frikë.

Nje banor: "Të na japin një vendim përsa i përket aktit të ekspertizës së thelluar për pallatin tonë, pallatin Misha, nr. 2008, në mënyrë që të jemi në dijeni dhe të dijmë se çfarë të bëjmë për të aplikuar, që të futemi në shtëpi sepse po bëhet gati 1 vit dhe ne nuk kemi asnjë përgjigje se ku do të shkojmë"

Të shqetësuar shprehen se ndërtesa është anuar dukshëm, 73 cm, ndaj jetesa në të është e pamundur

"Joriparim, sepse nuk është për riparim. Ne duam prishje pallati. Nuk ka rëndësi përmua të ndërtohet edhe në Hënë, vetëm të kem shtëpi se ngela pa shtëpi"

Sipas protestuesve deri më tani ka dy qëndrime sa ipërket qëndrueshmërisë së godinës

"Bashkë me italianët kanë qenë edhe ekspertë amerikanë nga universiteti i Minnesot-ës në Amerikë dhe kanë thënë që ky pallat përbën rrezikshmëri shumë të lartë dhe duhet menjëherë të vendoset se çfarë duhet të vendoset me këtë pallat. Ne nuk mund të rrijmë kështu e të jemi në pritje të një tërmeti tjetër"

Edhe më herët banorët kanë protestuar mbi vendimin emarrë nga ekspertët vendas, por deri më tani nuk kanë zgjidhje mbi këtokontradikta.