Bilanci: 8 vrasje në 20 ditë
Prej disa ditësh situata e rendit është cënuar rëndë dukevënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Është vërejtur një rritje e numrit të vrasjeve në periudhënpas heqjes së masave të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.
Që prej muajit janar janë kryer 33 vrasje, ndërkohë 20 prejtyre janë realizuar që prej lehtësimit të masave.
Në 20 ditët e fundit, 8 prej tyre janë regjistruar në disa qytete të vendit.
Edhe këtë herë, qyteti me më shumë ngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate.
Shifrat flasin se përgjatë muajit korrik të këtij viti u kryen 5 vrasje, 1 më shumë se sa viti i shkuar.
Por ajo që e bën situatën më alarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze, midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prej pronarëve.
Atentatet vijuan edhe gjatë muajit gusht ku mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku i biri i preu kokën të ëmës.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto, në kulmin e sezonit turistik u shënua dhe atentati në Volorekë ku me 100 plumba, u qëllua drejt një hoteli për të ekzekutuar djalin e pronarit.
Ndiqni raportimin e gazetarit Besar Bajraktaraj.