Ditë të këqija për Sarandën, rënie drastike e pushuesve
Efektet negative tëpandemisë së Covid 19, kanë ndryshuar klimën e biznesit në qytetin bregdetar.
Ndikuar nga pandemia ekoronavirusit në Sarandë janë hapur 30% biznese më pak, ndërsa në zonat largvijës bregdetare vihet re lehtësisht mbyllja e bizneseve.
Zyrtarisht Shoqata eOperatorëve Turistik në këtë qytet nuk ka shifra për bizneset e mbyllura.
"Nuk kemi informacione në këto momente përmbylljen e bizneseve, padyshim që kemi informacione për situatën e turizmit, përecurinë e vet dhe për kapacitetet në sa përqind luajnë referuar akomodimeve.Hotelet e vijës së parë kanë një akomodin maksimumi deri në 50 % dhe pjesa tjetërvijë e dytë,vijë e tretë kanë ndryshuar pak në krahasim me korrikun por nuk ështëe mjaftueshme absolutisht aq sa jemi mësuar dhe ka funksionuar sezoni"
Në Sarandë bizneset , kryesisht ato sezonale vuajnë mungesën e blerësve, që në vitet e shkuara ishin kryesisht të huaj.

Në foto: Arben Çipa, përfaqësues i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Sarandës