Ushtruan aktivitetin në kundërshtim me protokollet e Covid, gjobiten me 7 mln lekë 3 pronarë biznesesh
Policia ka evidentuar tre raste të shkeljes sëprotokolleve të sigurisë së Covid-19.
Dy persona janë gjobituar me nga 3.000.000 lekëgjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan dukeushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, nëvijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dyambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, dukemos respektuar protokollet e sigurisë.
‘’Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit. Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë’’, informon policia.
Policia e Tiranës apelon për të gjithëpronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë merigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimine përhapjes së COVID-19.